Trump i dërgon një mesazh të qartë aleatëve: Samiti i ardhshëm i Brukselit do të përqendrohet në kapitujt e bilancit që vendet e NATO-s destinojnë për mbrojtjen
“Norvegjia është aleati i vetëm i NATO-s i cili ndan kufirin me Rusinë, ku mungon një plan i besueshëm për të shpenzuar 2% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen.
Unë e kuptoj presionin e brendshëm, vetë kam shpenzuar një sasi të konsiderueshme kapitali politik për të rritur shpenzimet tona për mbrojtjen. Megjithatë, do të jetë gjithnjë e më e vështirë për të justifikuar te qytetarët amerikanë motivin pse disa vende vazhdojnë të mos respektojnë angazhimet tona qe ndajmë për sigurinë kolektive “.
Ky është një fragment i një letre që Presidenti i SHBA Donald Trump i ka dërguar kryeministres norvegjeze Erna Solberg. Letra,qe mban datën 19 qershor, u botua nga gazeta norvegjeze VG. Pas dy javësh NATO do të mbajë samitin e parë në selinë e re të Brukselit.
Trump dhe pragu prej 2%: Arritje o minimum i kërkuar?
“Tatimpaguesi amerikan nuk mund të mbajë një kuote joproporcionale në mbrojtje te vlerave perëndimore dhe NATO-s. Amerikanët nuk mund dhe nuk duan më të shqetësohen për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Gatishmëria e ulet ushtarake tregon mungesë respekti për vete ne, për Aleancën dhe për liritë që keni trashëguar, tani qartësisht në rrezik. Shtetet e Bashkuara do të respektojnë detyrimet e saj brenda NATO-s, por mund të ridimensionojne angazhimin e tyre ndaj atyre anëtarëve evropianë që Brenda vitit nuk kanë vene ne zbatim një plan për të arritur pragun prej 2% për shpenzimet ushtarake ” Me këto fjalë, sekretari i mbrojtjes Jim Mattis filloi fjalimin e tij të parë përpara 28 anëtarëve të NATO-s vitin e kaluar. Fjalët e Mattisit reflektuan mendimin e administratës Trump për një ndarje më të madhe të shpenzimeve ushtarake. Sot, Trump e konsideron pragun prej 2% si minimum i domosdoshëm për t’u arritur dhe nuk është më një vije finishi për çdo vend të NATO-s.
Të gjitha vendet e Aleancës që kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes në përgjigje të sfidave në Evropë dhe gjetkë. Në samitin e NATO-s në Uells në vitin 2014, pas vitesh rënieje, liderët vendosën të investonin 2% të PBB-së në mbrojtje. Në vitin 2014, vetëm Shtetet e Bashkuara (të cilat vetëm përbënin më shumë se gjysmën e shpenzimeve ushtarake të NATO-s), Mbretëria e Bashkuar dhe Greqia shpenzonin 2% ose më shumë në mbrojtje. Këtë vit, tetë aleatë do të arrijnë objektivin. Brenda vitit 2024 së paku 15 aleatë duhet të shpenzojnë 2% të PBB-së ose më shumë në Mbrojtje. Ne tre vitet e fundit, aleatët evropianë dhe Kanadaja kanë shtuar 46 miliardë dollarë buxhetit te mbrojtjes dhe kanë investuar 19 miliardë dollarë më shumë në pajisje proncipale ushtarake. Brenda 2024-esparashikohet qe, 22 nga 29 aleatët do të investojnë 20% të buxheteve të tyre të mbrojtjes në pajisje kryesore ushtarake për të përmirësuar forcat tona dhe gatishmërinë tonë operacionale.
Te konceptosh NATO-n sot:
Trump është plotësisht i vetëdijshëm se NATO nuk do të kishte një forcë ushtarake të besueshme pa SHBA
Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior është projektuar për të mbështetur logjistikisht praninë e SHBA në Evropë. Ne po flasim për një strategji që vjen drejtpërdrejt nga lufta e ftohtë. NATO ishte një aleancë me një qëllim të vetëm: për të mbrojtur Evropën Perëndimore nga një pushtim sovjetik. Struktura bazë e NATO-s nuk ka ndryshuar që nga rënia e Bashkimit Sovjetik më 1991. Ajo thjesht është rritur deri ne përfshirjen e ish shteteve satelite sovjetike dhe shtetet baltike.
Motivi pas zgjerimit ishte përfshirja e këtyre vendeve brenda kuadrit të sistemit të mbrojtjes perëndimore, për t’i dhënë atyre besim në pavarësinë e tyre, kështu për të kontribuar në mbështetjen e zhvillimit të demokracive.
Me rënien e Bashkimit Sovjetik, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca inkurajuan vendet evropiane për të ndërtuar forca te orientuara drejt misioneve te projektimit të tilla si në Afganistan,me dërgimin e trupave larg nga kufijtë kombëtarë. Duke kanalizuar fondet në këtë drejtim, shpenzimet e brendshme ushtarake u bënë fakultative. Evropa e sotme nuk po lufton të rimëkëmbet nga Lufta e Dytë Botërore, ndërsa aftësitë e saj të përgjithshme ushtarake duhet të jenë të njëjta me Shtetet e Bashkuara. Zona e përgjegjësisë së NATO-s kryesisht fokusohet në Evropë, por nuk ka luftra (në kuptimin e ngushte të termit) në këtë zone. Ndërhyrja ruse në Ukrainë duhet të kishte nisur një kthesë për NATO-n, por shqetësimi i vazhdueshëm i shprehur nga vendet anëtare të Aleancës nuk u pasqyrua në shpenzimet për mbrojtjen. Në realitet, si Ukraina, me skenarin brilant luftarak modern por bindes ashtu edhe shteti Islamik dhe konteksti i tij thjesht asimetrik,se mbrojtja kibernetike paraqesin kërcënime reale për sigurinë evropiane dhe NATO.
Pragu prej 2%
Nga 1985 në 1989, anëtarët evropianë të Aleancës investuan një mesatare prej 3.3 për qind të PBB-së për Mbrojtjen. Nga viti 1990 deri në vitin 1994, shpenzimet u reduktuan në 2.7 për qind. Në periudhën midis 1995 dhe 1999, shpenzimet ranë në 2.2%, deri sa arritën në 1.9% në mes të viteve 2000 dhe 2004. Deri në vitin 2009, mesatarja ra në 1.7% për të arritur piken me te ulet 1.45 për qind në vitin 2015. Në vitin 2014, NATO vlerësoi se të gjithë anëtarët do të përmbushnin objektivin e tyre të shpenzimeve brenda dhjetë vjetësh. Në vitin 2016, Estonia dhe Polonia arritën pragun prej 2%. Brenda vitit Letonia, Lituania dhe Rumania duhet të arrijnë pikën 2%. Islanda, e cila nuk mban një ushtri, por I siguron struktura kyçe NATO-s, është përjashtuar nga arritja e parametrave referues.
Ndërmjet 29 shteteve anëtare të NATO-s, 14 kanë bërë plane për të arritur objektivin e shpenzimeve ushtarake prej 2% deri në vitin 2024. Tetë kanë arritur tashmë këtë objektiv (ose do ta bëjnë këtë shumë shpejt): Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Greqia, Letonia , Lituania, Polonia, Estonia dhe Rumania. Bullgaria, Franca, Hungaria, Mali i Zi, Sllovakia dhe Turqia po planifikojnë të arrijnë objektivin deri në afatin përfundimtar. Gjermania, Spanja, Belgjika dhe Italia nuk duhet të arrijnë objektivin deri në vitin 2024.
Mirazhi i 100 miliardë dollarëve në vit
100 miliardë dollarë në vit. Kjo është shkalla e investimit nëse të gjitha vendet e NATO-s (me përjashtim të Shteteve të Bashkuara natyrisht) arrijnë 2% të Produktit të Brendshëm Kombëtar per Mbrojtjen. Të gjithë anëtarët e Aleancës do të duhet ta arrijnë këtë objektiv. Nivelet e shpenzimeve rrjedhin drejtpërsëdrejti nga vendimet politike dhe nga procesi i përkthimit të të ardhurave tatimore në shpenzimet ushtarake. Nëse për shembull, Gjermania, Italia, Kanadaja, Spanja dhe Holanda do të arrijë 2 për qind të GDP-së për mbrojtjen, NATO-s do ti takonte një nivel i shpenzimeve prej 80 miliardë $. Nëse Berlini do te impenjohet të investonte 2 për qind të PBB-së, do të shtonte 30 miliardë dollarë në mbrojtjen evropiane, një cope e madhe e objektivit të caktuar. Gjermania derdh vetëm 1.2 për qind të PBB-së për mbrojtjen dhe shumica e buxhetit të saj i ndahet stafit. Pavarësisht nga premtimet, qëllimi i njëqind miliardë dollarësh është ende një mirazh. Vendet më të rëndësishme dhe më të pasura të NATO-s janë shumë të vogla ose ekonomikisht të dobëta qe të kene një efekt mbi bilancin përfundimtar të mbrojtjes evropiane,ndersa do te jene pikerisht zgjedhjet e Gjermanisë qe do te jene vendimtare për te kuptuar kapacitetin e ardhshem te Aleances
Letrat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara: Doktrina Trump
Pyetja e parë që duhet bere duke lexuar letrën që Presidenti Trump i ka dërguar Kryeministrit Norvegjez është e thjeshtë: a kanë marrë aleatët e tjerë të NATO-s një letër të Shtëpisë së Bardhë me të njëjtin mesazh? Është një pyetje e qartë. Ndoshta duke pasur parasysh se Trump, siç e kemi theksuar tashmë, e konsideron pragun prej 2% si minimum të domosdoshëm për t’u arritur dhe jo më si një qëllim për tu arritur për çdo vend të NATO-s. Pyetja e dytë është për të kuptuar pse Trump ndjeu të nevojshme të shkruaj këtë letër që padyshim ju dërgon një mesazh të qartë aleatëve: samiti i ardhshëm në Bruksel më 11 dhe 12 korrik do të fokusohet në kapitujt e buxhetit që vendet e NATO-s I destinojne per Mbrojtjen .Trump, i cili në muajt e fundit ka ridimensionuar retorikën e tij për rëndësinë e NATO-s, kohët e fundit ka konfirmuar se aleatët nuk e respektojnë standardin e 2% do të “përballen individualisht.” Shkurtimisht, rast pas rasti. 1.”Letrat paralajmëruese” që Trump I ka dërguar aleatëve (Norvegji sigurisht nuk mund të jetë i vetmi vend në NATO që ka marrë vëmendje te tillë nga Shtëpia e Bardhë duke pasur parasysh se vetëm 15 nga 29 anëtarët e NATO-s pritet të arrijnë objektivin prej 2% në gjashtë vjet) janë shembuj klasikë të Doktrinës Trump, e njohur dhe me pare si Amerika e Para. Nëse Obama kërkoi falje për gjithçka, Trump ripropozoi me force rolin e Amerikës në botë si vendi më i fuqishëm mbi tokë.2. Presidenti Trump, siç thuhet në mënyrë të përsëritur në fjalimet e tij publike, e konsideron ekonominë globale te padrejtë karshi Shteteve të Bashkuara dhe nuk ka ndërmend për të garantuar mbrojtjen e aleatëve që nuk Investojne “minimumin e nevojshëm” për Mbrojtjen.
“Zgjerimi i pabarazisë midis rezultateve dhe mundësive më të vogla të investimit vënë në diskutim barazinë themelore të sistemit aktual. Gabime të tmerrshme dhe të kushtueshme si lufta në Irak dhe kriza financiare në 2008 kanë shkatërruar besueshmërinë tonë, ndërsa aleatët e Amerikës festojnë bujarinë e sistemeve të tyre të asistencës sociale dhe denigrojnë tonat. Pikërisht këta aleatë qe shpenzojnë Amerikën për të mbrojtur vendet e tyre “.
Në një analizë të Atlantikut, duke cituar burimet e administratës, përcaktohen parimet themelore mbi bazen e Doktrinës Trump: “Jo Miq, Jo Armiq” që mund ta përkthejmë si “aleanca te ndryshueshme, jo miq të përhershëm”.
Trump beson fuqimisht në rindërtimin e fuqisë amerikane dhe besueshmërisë amerikane nëpërmjet riformësimit dhe rinegocimit të të gjitha marrëdhënieve me aleatët dhe kundërshtarët. Samiti i radhës i Brukselit do të përsërisë ne mënyrë te qartë Doktrinën Trump në politikën e jashtme. Trump është plotësisht i vetëdijshëm se NATO nuk do të kishte një forcë ushtarake të besueshme pa SHBA. Një pozicion sigurisht jo i ri dhe qe aleatët duhet ta njohin. Në këtë drejtim duhet të ishte opportune te kujtohet se në strategjinë e sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë shprehjet “praktika të padrejta tregtare” dhe “ndarja e padrejtë e tarifave me aleatët tanë “janë përsëritur disa herë. Trump, ashtu siç kishte paralajmëruar në fushatën zgjedhore, do të ri negociojë marrëdhëniet bazuar në vizionin e tij të “drejtësisë, reciprocitetit dhe mundësive për rritje ekonomike”.
Veritas.com.al/