Presidenti i Shteteve të bashkuara, Donald Trump ka akuzuar homologun e tij francez, Emmanuel Macron se po bëhet ‘i rrezikshëm’ kur thotë se Nato është me  “tru të vdekur “.

Zoti Trump ndodhet në Londër për samitin e Narto-s ku do të shënohet edhe 70 vjetori i aleancës ushtarake të Perëndimit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se Nato i shërbe një qëllimi të madh, dhe se thëniet e Macron kanë qenë ‘shumë poshtëruese’.

Ai gjithashtu tha se mund ta shikojë Francën duke ‘u shkëputur nga Nato’, por nuk shpjegon pse.

Megjithatë, pas kësaj, në një konferencë të përbashkët me zotin Macron, zoti Trump përdori tone  më të ngrohtë, duke theksuar se të dy vendet kanë “bërë plot gjëra të mira së bashku si partnerë”.

Veritas.com.al/