
HOLANDË– Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Samitin e NATO-s, që mbahet në Hagë, zhvilloi takime me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan.
“Takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan”, shkruan Rama.
Më herët, Rama u takua edhe me shefin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, Mark Rutte.
Shefi i qeverisë shqiptare ka zbardhur pjesë nga biseda që ka zhvilluar me Rutte.
Ai thekson se kanë biseduar për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë.
Përveç Ramës, pjesë e delegacionit të Shqipërisë në Samit janë edhe dy ministrat, përkatësisht ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtëm Igli Hasani dhe ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu./
Komente