Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetuar mbajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit që zhvillohet sot në Tiranë. Presidenti Begaj shprehet se kjo është një ngjarje e madhe historike për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe rajonit.
“Mbajtja ne Tiranë sot e Samitit të Procesit të Berlinit është një ngjarje e madhe historike për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe rajonit. I uroj mirëseardhjen dhe punime të mbara delegacioneve pjesëmarrëse”, shkruan Begaj në reagimin e tij.
Agjenda e plotë e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë:
- Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve
- Në orën 11:30 fjala hapëse
- Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE
- Në orën 13:30 fotografia familjare.
- Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në Ballkanin Perëndimor
- Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë
- Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional
- Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp
- Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës.