AFP

Brussels (AFP) – Samiti i Stambollit mbi Sirinë mori “hapa të mëdhenj” drejt përfundimit të luftës civile, por situata mbetet e rrezikshme me kaq shumë forca të armatosura të huaja në vend, tha të martën një i dërguar i lartë i SHBA-se.

Udhëheqësit e Turqisë, Rusisë, Francës dhe Gjermanisë u takuan në Stamboll në fundjavë dhe kërkuan një zgjidhje politike për luftën shtatëvjeçare të Sirisë dhe një armëpushim të përhershëm në bastionin e fundit të madh të rebelëve të Idlibit.

 James Jeffrey, përfaqësuesi special i SHBA-se në Siri, argumentoi se Shtetet e Bashkuara gjithashtu ndihmuan në sjelljen e ketij rezultati pavarësisht nga mungesa e saj ne mbledhje.

“Ne jemi shumë të kënaqur me rezultatin e Stambollit”, i tha Xhefri gazetarëve në Bruksel gjatë një turneu në kryeqytetet e Europës dhe Lindjes së Mesme.

Ai citoi apelin e samitit që armëpushimi i Idlibit të bëhet permanent dhe thirrjen e te dërguarit te OKB-se Staffan de Mistura për një komision deri në fund të vitit për të prodhuar një kushtetutë të pasluftës.

“Këto janë hapa të mëdhenj përpara,” tha Xhefri. “Këto nuk do të kishin ndodhur pa Shtetet e Bashkuara”.

Ai shtoi se Uashingtoni kishte qenë në kontakt me pjesëmarrësit,Turqine,Gjermanine dhe Francen.

Ai tha se presidenti i SHBA-se Donald Trump kishte ushtruar presion diplomatik duke informuar homologun e tij rus Vladimir Putin në Helsinki se ushtria amerikane do të mbetej në Siri.

“Ne jemi të paqartë në atë që ushtria jonë do të bëje atje, por kjo është një pikë zhvillimesh”, tha Xhefri.

Në prag të samitit, Jeffrey tha se marrëveshja ruso-turke për një zonë amortizuese rreth Idlibit ishte një “hap i madh” që ka “ngrirë” luftën ne vend.

Marrëveshja, e arritur muajin e kaluar, u konsiderua si parandaluese e një sulmi shkatërrues të regjimit në këtë zonë, që strehon rreth tre milionë njerëz.

“Lajmi i mirë është që tani kemi një fushë beteje të ngrirë në thelb”, tha Xhefri, pa minimizuar luftën e vazhdueshme me elementët e fundit të grupit të Shtetit Islamik.

Por ai gjithashtu paralajmëroi për “rreziqe reale” me kaq shumë forca të armatosura të pranishme, disa prej të cilëve mund të përfundonin ne përplasje me njëri-tjetrin.

“Kemi pesë forca ushtarake nga jashtë – Irani, Izraeli, Rusia, SHBA dhe Turqia që tani janë në afërsi te menjehershme”, tha ai,qe mund të çojë në “ushtri qe potencialisht qëllojne njëri-tjetrin”.

Ai kujtoi si shembull rënien aksidentale muajin e kaluar të një aeroplani rus me 15 vete personel në bord, i cili ka testuar marrëdhëniet midis Moskës dhe Izraelit.

Veritas.com.al/