
Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev ka thënë se sanksionet e reja të imponuara nga Shtetet e Bashkuara, janë ta barazvlefshme si të deklarohet “luftë e tregut në shkallën më të lartë” kundër Moskës.
Ai tha se masat, të firmosura nga Donald Trump, demonstrojnë impotencë të plotë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, i cili- siç tha- është i dominuar nga Kongresio.
Ligji kërkon të dënojë Rusinë për të dyshuarën ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016 dhe mbi veprimet ndaj Ukrainës.
Zoti Trump e ka akuzuar Kongresin për dredhi në legjislacion.
Duke firmosur Aktin ‘Countering America’s Adversaries Through Sanctions’, të Mërkurën, ai plotësoi parametrat e një veprimi “me gabime të thella”, tha kryeministri.
Legjislacioni, gjithashtu, parashikon sanksione mbi Iranin dhe Korenë e Veriut.
Veritas.com.al/