Presidenti Donald Trump tha të hënën se pret samitin e dytë me Kim Jong Un që të nisë “shumë shpejt” sapo të kthehet nga Kombet e Bashkuara ku trumbetoi  një kthesë rrënjësore në lidhjet me liderin e Koresë së Veriut.

Trump gjatë debatit në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara vitin e kaluar kishte kërcënuar për  një ‘shkatërrim total’ ndaj ‘njeriut raketë’ të Koresë së Veriut, që e shtyu liderin korean të përgjigjet ndaj Trump si “i rrezikshëm mendor’.

Por duke folur në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York  në mbledhjen e këtij viti, Trump shpalli “progres të paparë” në ndalimin e provave të raketave balistike dhe armatimit bërthamor të Phenianit; dhe tha se ky vit- një vit më vonë se vjet, është “kohë shumë ndryshe”.

Veritas.com.al/