Shqipëria do të ketë rol aktiv në vendimmarrjen në Këshillin e Sigurimit në lidhje me tensionet Ukrainë-Rusi. Përmes qëndrimeve të unifikuara me SHBA, Shqipëria do të ketë bashkëautorësinë në planet për paqe dhe qëndrimeve lidhur me këtë konflikt. Shqipëria është e qartë kur thotë se dialogu dhe bisedimet janë zgjidhja e vetëm e këtij konflikti tepër të acaruar, dhe këtë gjë tha kryeministri Rama do ta thekojë fortë në Këshillin e Sigurimit në OBK.

Kryeministri Rama tha se SHBA është treguar e gatshme për të ndarë me vendin tonë përgjegjësinë e bashkautorësisë për çështje të paqes dhe sigurisë, veçanërisht në lidhje me Ukrainën por jo vetëm.

“Kemi marrë konfirmimin përfundimtar nga DASH se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpengmbajtëse është termi në këshillin e  sigurimit të OBK lidhur me çështjen e  Ukrainës. Është pa diskutim një përgjegjësi e re dhe e madhe, por edhe një konfirmim i një Shqipërie krejt tjetër në arenën ndërkombëtare, i një Shqipërie që vlerësohet për karakterin dhe qëndrueshmërinë dhe aftësinë në luajtjen e  rolit si një vend që promovon paqen dhe sigurinë. Për të garantuar një angazhim aktiv dhe të vazhdueshëm me nisma konkrete që të dyja vendet do të ndërmarrin”, tha Rama

Për Ramën kjo përgjegjësi e shtuar është një vlerësim dhe kurorëzim i përpjekjeve të Shqipërisë për pozicionin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare. Duke i paraprirë akuzave se kjo është një qokë për Shqipërinë,  Rama e konsideroi këtë një besim të shtuar ndaj vendit dhe rolit të saj në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë.

“Kjo konfirmon qartësisht një pozicion pa ekuivok të vendit tonë dhe dukë qenë aktivë në një çështje kaq akute  si kjo e Ukrainës dhe të gatshëm për punë konktrete në marrëdhëniet ndërkombëtare, ne përkufizojmë edhe më qartë atë që dëshirojmë të jetë roli ynë, një forcë që kontribuon për të mirën. Jemi shumë të emocionuar nga ky zhvillim, pasi është kurorëzim i një përpjekje në vazhdën e mundimit për të bërë që Shqipëria të qëndrojë në një nivel krejt tjetër në marrëdhëniet ndërkombëtare. Një partner shumë i qëndrueshëm në atë font vendesh ku kemi zgjedhur të jemi si popull si komb si shtet, për të qenë një vend që fjalën e vet e thotë siç e mendon dhe mendon siç e thotë dhe jo një vend që qëndron si një vrimë e fundit e kavallit apo një pikë e fundit e bishtit dhe që vetëm tund kokën ën shenjë aprovimi apo bën edhe më keq se kaq siç ka ndodhur në të shkuarën”, tha Rama

Teksa e konsideron konfliktin Rusi-Ukrainë të rrezikshëm dhe në rritje, Rama i ka kthyer edhe përgjigje Rusisë lidhur me letrën e dërguar ku kërkonte përgjigje mbi angazhim nga këto vende që të respektojnë sipas saj detyrimet që i japin marrëveshjet ndërkombëtar.

Rama tha se Rusia nuk është vend armik i Shqipërisë, por në lidhje me konfliktin me Ukrainën, ndajnë qëndrime të ndryshme. Akuzave të Berishës se Rusia po kërcënon Shqipërinë, Rama i cilësoi ‘zhurmë folkloirike në katundin e PD’

I pyetur për Shtabin e NATO-s e alokuar në vendin tonë, Rama nuk e mohoi se një ndër arsyet e vendosjes këtu mund të kenë qenë tensioneve Ukrainë-Rusi.