Ish guvernatore e Alaskës, Sarah Palin tha të Enjten në mbrëmje në një miting fushate për kandidatin Roy Moore  për në Senatin Repubikan të presidencës në Alabama se moçali nuk është “të rrëmbesh  presidencën e Donald Trump”, sipas reporteres Jenna Johnson të Uashington Post.

Reporterja shkruan:

Republikani i Texas, Louie Gohmert, një republikan i mbështetur nga Lëvizja ‘Tea Party’ tha se presidenti ishte çorientuar nga lideri i maxhorancës në Senat, Mitch McConnell i Kentucky. Jan Morgan, një zëdhënës i Qytetarëve për Trump tha se “presidenti është këshilluar keq kur ai mori atë vendim”.

Dhe ish guvernatore e Alaskës, Sarah Palin akuzoi  moçalin- që Trump pëlqen ta quajë establishmentin në Washington — që po përpiqet të kapërcejë pushtetin e presidentit.

“Burrat dhe gratë e harruara në këtë vend, dolën në krye, dhe ne e mundëm moçalin. Por mjeshtërisht, 10 muaj më vonë, njerëzit e moçalit po provojnë të rrëmbejnë këtë presidencë”- tha Sarah Palin.

(Vijon)

Veritas.com.al/