(FOTO: Larry Schweikart- historian dhe profesor, autor librash)/
Larry Earl Schweikart është profesor dhe historian amerikan në Universitetin Dayton, autor i disa librave; libri më i njohur i të cilit është “Historia e Patriotëve të Shteteve të Bashkuara” (2004).
Paralajmërimi i studiuesit Schweikart se Demokratët janë në kufirin e fundit të katastrofës, po bëhet përditë e më i dukshëm.
Që nga zgjedhjet, Rush Limbaugh- një publicist tjetër amerikan i ka mëshuar idesë se fushata e fundit ishte veçse një vazhdim i asaj që po ndodhte me Demokratët që nga viti 2010 kur ata humbën Kongresin.
Që atëherë Demokratët kanë humbur 1200 vende në gjitgë vendin. Javën e kaluar, Stewart Lawwrence, duke shkruar për “Daily Caller” dhe duke analizuar mbi të dhënat e studimit të thinj-tank centrist të “Third Way, konstatoi se Demokratët janë më së shumti një parti ekskluzivisht e territoreve të bregdetit, me shumë pak influencë në pjesët e brendshme të vendit si në Chicago dhe Minneapolis.
Sipas studimit, ndërsa Hillary Clinton mundi Donald Trump në California, New York dhe Massachusetts me 30%, Trump fitoi gjithë pjesën tjetër të shteteve me 52-48%.
Afërisht në 32 shtete organet e zgjedhura janë në dorë të republikanëve, dhe vetëm në 5 shtete janë në dorë të Demokratëve; këto porsa i përket organeve të zgjedhura dhe të qeverisjes ekzekutive lokale. Dhe, si shumë (duke përfshirë edhe Lawrence), në vitin 2018 Demokratët duhet të mbrojnë 10 vendet e Senatit të Shteteve të Bashkuara në shtetet që fitoi Trump.
/Veritas.com.al/