
Kryeministri Edi Rama njoftoi se së shpejti do të nisë edhe maratona “Sy m’sy”, që siç tha ai, do të jetë kudo. Në komunikimin live në rrjete sociale kreu i qeverisë u shpreh i bindur se me 11 Maj do të sigurojë një tjetër fitore spektakolare për të çuar Shqipërinë drejt anëtarësimit në unionin evropian.
“Për pak ditë, akoma se kemi caktuar datën, fillojmë maratonën “Sy m’sy”. Maratona është kudo atje në fshat, qytet, në rrugë, kafe, në majë të malit, buzë detit. do të jetë e bukur shumë maratona drejt 11 Majit, dhe do të kemi edhe argëtimin përkatës se janë disa që thonë ca do të nxjerrësh këtë herë, se një herë me tepsi, një herë me tallava. Gjithmonë ka dhe në fund të ditës jeta politike e njerëzve nuk mund të jetë dërr dërre dhe mërzi. Ka edhe këtë pjesë kush është në PS, patronazhisht, aktivist dhe pjesë e kësaj familjes tonë, në këtë fazë kur fillon ndeshja, ka mundësinë që të hyjë në një tjetër shpejtësi dhe psikologji dhe kënaqësi. Përfshihuni se është edhe kënaqësi. Si një ndeshje nga ato që shohim kur nuk jemi vetë lojtarë por këtu ne edhe në fushë. Këtë herë do ta tundim, do të kemi një fitore spektakolare dhe do t’u japim një mësim shëmbull shumëkujt, por jo për të marrë hak me askënd por për të bërë një Shqipëri më të mirë por për të cuar flamurin atje”, u shpreh Rama.
Komente