TIRANË– Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese për ankimin e Erion Veliajt, për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Nga paraburgimi i Durrësit ku mbahet prej muajt shkurt, Veliaj u shoqërua me masa të rrepta sigurie drejt Tiranës me urdhër të Drejtorisë së Burgjeve, pas kërkesës së gjykatës për t’i mundësuar pjesëmarrjen.

Pasi u tërhoq për vendim, Gjykata Kushtetuese, vendosi të rrëzojë kërkesën e Presidentit, që kjo gjykatë të shpallë moskompetencë për dekretin e Presidentit, për zgjedhjet e pjesshme vendore.