Sot, e premte, po zhvillohet seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e tjerë, të cilët akuzohen për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Pas shqyrtimit, gjyqtarja Flojera Davidhi do të vendosë kalimin ose jo për gjykim të dosjes në ngarkim të të pandehurve.

“Ditën e sotme është mbrojtja e Malltezit. Jamarmbër Malltezi dhe Sali Berisha nuk janë paraqitur në seancën paraprake. Do të jetë vendimmarrje e gjyqtares në seancën paraprake, nëse çështja do të kalojë për gjykim ose jo”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Akuzat e ngritura:

  • Sali Berisha- Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i K.Penal
  • Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv ne bashkëpunim Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve ne bashkëpunim me Fatmir Bektashi neni 287 i K.Penal;
  • Fatmir Bektashi- Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh të veprës penale ne bashkëpunim me Jamarbër Malltezi.
  • Andia Pustina – Financierja, e cila kryente  operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k –  Akuzohet për ‘Pastrim parash”.
  • Xhimi Begeja-Ortaku i Jamarbër Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’. Ai akuzohet akuzohet për “Pastrim parash”.

Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të janë ngritur 17 kulla.