Uashington (AFP) – Sekretari i shtetit i SHBA, Mike Pompeo do të vizitojë Izraelin përpara zgjedhjeve të 9 prillit, por nuk do të përfshihet në politikën e brendshme të vendit, tha të martën Departamenti i Shtetit.

Pompeo tha të hënën gjatë një diskutimi me studentët në Iowa se ai kishte planifikuar të vizitojë Libanin, Izraelin dhe Kuvajtin “javën e ardhshme”.

Departamenti i Shtetit, pa dhënë data të sakta, tha se udhëtimi ishte planifikuar per pak më vonë. Sidoqoftë, do të ndodhë përpara zgjedhjeve izraelite.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, një aleat i ngushtë i administratës së Trump, po përballet me një betejë të ashpër zgjedhore,ndersa mohon akuzat për korrupsion, mashtrim dhe shkelje te besimit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Robert Palladino tha se udhëtimi i Pompeos nuk kishte për qëllim të dërgonte ndonjë mesazh.

“Izraeli është një aleat”, tha Palladino. “Ne nuk do të përfshihemi në politikat e brendshme të një vendi tjetër.”

Ai tha se një itinerar i detajuar do të shpallet së shpejti.

Sa për Kuvajtin, Pompeo kishte planifikuar të shkonte atje në janar por u detyrua të shkurtojë udhëtimin tetë-ditor të Lindjes së Mesme për arsye familjare.

“Kjo është me shumë se vazhdimësi e udhëtimit të mëparshëm,dialogu strategjik (SHBA-Kuvajt),” tha ai.

Veritas.com.al/