Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të marrë masa disiplinore ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kishte kërkuar përjashtimin me 30 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi.

Demokratët pretendojnë se Balla ka përdorur gjuhë joparlamentare ndaj opozitës, ndërsa kërkesa u rrëzua sot në Sekretariat nga mazhoranca.

Kërkesa u firmos nga deputetët Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Enno Bozdo, Elda Hoti, Tomor Alizoti, Bardh Spahia, Jorida Tabaku, Igli Cara, Vangjel Dule, Brunilda Haxhiu, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Ina Zhupa, Denisa Vata, Klevis Balliu, Erisa Xhixho, Tedi Blushi dhe të tjerë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *