Deputetët thanë sot se Informacioni sekret i SHISH për Metën, sikur do të digjej Parlamenti, shqiptarët ta dinë përmbajtjen; ai hiqet nga fondi i informacioneve ‘të klasifikuara’.

Informacioni sekret i SHISH për djegien e godinës së parlamenti në 8 qershor, përmendur për herë të parë nga presidenti Ilir Meta, do të propozohet të deklasifikohet, thuhet në shkresën e Kuvendit.

Kjo shkresë me mbishkrimin sekret tashmë i ka mbërritur Komisionit Hetimor parlamentar.

Disa prej anëtarëve të këtij komisioni i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se ky dokument që përbënte bazën kryesore mbrojtjes të presidentit kur ai dëshmoi, duhet t’i tregohet publikut.

“Dokumenti nuk e cenon sigurinë kombëtare apo të ndikojë në ndonjë hetim proaktiv të SHISH apo prokurorisë”, pohoi njëri nga anëtarët në komisionit hetimor, në kushtet e anonimatit.

Në të tilla kushte theksoi i njëjti burim, shqiptarët duhet të njihen me këtë informacion, të përdorur nga presidenti për të anuluar të drejtën e tyre për të votuar.

Veritas.com.al/