Senati i Shteteve të Bashkuara, të Mërkurën, në mënyrë të pakundërshtueshme hoshi poshtë veton e presidentit Barack Obama mbi ligjin që i lejon të afërmit e viktimave të 11 Shtatorit që të ngrejnë padi penale ndaj Arabisë Saudite. Kështu i hapet rruga për herë të parë pas tetë vjetësh si presidnet që të mos pranohety veto e Presidentit.
Votimi final ishte 97 me 1, kundër vetos- një goditje kundër Arabisë Saudite si një partner i përhershëm i Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme. Ky është një subjekt për kritika të ashpëra në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.
Lideri i Partisë Demokratike, në miorancë, Harry Reid , ishte i vetmi senator që mbajti anën e Obamës.
Senatori Demokrat Tim Kaine, i emëruar si zëvendëspresidnet nga Hillary, dhe Bernie Sanders, një i pavarur dhe konkurrent poër në Shtëpinë e Bardhë, nuk votuan.
Vendimi, në hapin tjetër do të shkojë në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila do të votojë të Mërkurrën vonë.
Në qoftë se dy të tretat e anëtarëve të Dhomës mbështesin “Dejtësinë kundër sponsorëve të Aktit Terrorist”, i njohur si JASTA, siç pritet, kjo do të jetë vota e parë kundër pranimit që kurse Obama u bë President në vitin 2009.