Senati i ka dhene ok: Brett Kavanaugh është një gjyqtar i ri i Gjykatës Supreme. Përpara betimi, pastaj nënshkrimi i Trump për emërimin

 

Më ne fund, arriti ok: Brett Kavanaugh është një gjyqtar i ri i Gjykatës Supreme.

Votimi, siç pritej,u zhvillua në një klimë paqartesie. Numërimi ka regjistruar 50 opinione në favor perkundrejt 48 kundër. Senati amerikan ka ratifikuar kështu zgjedhjen e bërë nga Presidenti Donald Trump. Dy senatorë republikanë ishin menduar akoma si në mëdyshje për te votuar ose jo në linje me atë që ishte vendosur nga banori  i Shtëpisë së Bardhë.

Njeriu i nominuar nga Tajkuni për të marrë vendin e gjyqtarit Antony Kennedy, gjatë javëve të fundit, është akuzuar për ngacmim seksual dhe agresione. Episode që kishin ndodhur në vitet ’80. Por Kavanaugh është gjithashtu një eksponent i mirënjohur i pro life(pro jetës). Kombinimi i këtyre dy faktorëve ka berë që gjyqtari te kontestohej disa here në publik. Veçanërisht nga ana politike demokratike. Edhe gjatë votimit të sotëm, autoritetet amerikane kanë qenë disi të detyruar të ndërhyjnë kundrejt disa demonstruesve që janë detyruar të largohen nga galeria e kuvendit.E gjitha ndërsa ishte në progres votimi. Republikanët kanë shtrenguar radhët dhe kanë cuar në shtëpi këtë rezultat të rëndësishëm politik.

Fakti që Trump kishte zgjedhur Kavanaugh nuk ishte i mjaftueshëm: shërbente për provimin përfundimtar të Dhomës së lartë të Shteteve të Bashkuara. “Edhe pse anonime dhe te përgjithshme, akuzat kundër Kavanaugut janë shumë te renda. Emërimi i tij si anëtar i ri i Gjykatës Supreme tashme është komprometuar.Sapo kam këshilluar udhëheqesit e FBI-së që të iniciojnë një hetim të thelluar mbi sjelljen moralisht të papranueshme vëzhguar në rini nga kandidati i Trump-it “, kishte deklaruar pak pas daljes se akuzave Dianne Feinstein,e cila është një senatore e Kalifornisë e Dem. Pastaj ishte terhequr ne valle madje edhe FBI-ja: “Është një hetim shumë i limituar, pjesa më e rëndësishme është ajo që nuk eshte”,kishte thene senatorja e cituar me siper.Ndërsa për anën republikane kishte dalë mendimi i Mitch McConnell, udhëheqës i GOP-it në Senat: “Asnjë nga akuzat nuk është vërtetuar në shtatë hetime.” Vizione shumë të largëta, siç është e natyrshme te jete për një rast që dukej te ishte kompleks.

Fakti është se pas ratifikimit nga Senati, janë kryesisht aktivistët pro life të cilët presin një zhvillim të vërtetë dhe tamam në lidhje me disa çështje juridike. “Shtëpia e Bardhë -ka njoftuar zëdhënësi përmes një njoftimi për shtyp – përshëndet konfirmimin nga ana e Senatit për emërimin e gjyqtarit Brett Kavanaugh në Gjykatën e Lartë, të deshiruar nga presidenti Trump.Sot presidenti do të nënshkruajë emërimin dhe do te prezantoje betimin”.

Veritas.com.al/