SARAJEVO (Reuters) – Ndërsa diplomatët perëndimorë përpiqen të rigjallërojnë bisedimet e ngecura për normalizimin e lidhjeve midis Serbisë dhe Kosovës, udhëheqësit serbë të Bosnjës të enjten i bëjnë presion presidentit serb Aleksandar Vuçiç për të përfshirë statusin e rajonit të tyre në çdo negociatë të ardhshme.
Serbia nuk e njeh shpalljen e pavarësisë së Kosovës ish-provincë e saj në vitin 2008. Por Bashkimi Evropian ka thënë se duhet ta bëjë këtë si parakusht për bisedime mbi anëtarësimin e saj të ardhshëm në BE.
Bisedimet midis dy partive,të ndërmjetësuara nga Gjermania,Franca dhe diplomatët e Bashkimit Evropian,kanë rifilluar këtë muaj pasi ishin nderprere gati dy vjet më parë.
“Ne jemi shumë të interesuar për bisedimet që lidhen me statusin e Kosovës,” tha Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës tre-palëshe të Bosnjës, në një konferencë shtypi me Vuçiç në Banja Luka, kryeqyteti de fakto i rajonit serb në Bosnje.
“Duhet të bëhet pjesë e diskursit publik se është e pamundur të flitet për një status të veçantë të Kosovës pa folur për një status të veçantë të Republikës Srpska”, tha Dodik, një nacionalist pro-rus që ka kërkuar vazhdimisht për shkëputjen e rajonit Serb nga Bosnja.
Lufta e Bosnjës së viteve 1990 në të cilën vdiqën më shumë se 100,000 u mbyll nga marrëveshja e paqes e Dejtonit,e ndërmjetësuar nga Sh.B.A, duke e ndarë vendin në Republikën Serbe të mbizotëruar nga serbët dhe një Federatë të mbizotëruar nga Boshnjakët dhe Kroatët, të cilat janë të lidhura përmes një qeverie të dobët qendrore.
Sipas parashikimeve të marrëveshjeve të paqes në Dejton, asnjë rajon nuk mund të shkëputet në mënyrë të njëanshme nga Bosnja.
Vuçic, i cili mban lidhje të ngushta me farefisin etnik në Bosnjë,por gjithnjë nënvizon respektin e Serbisë për integritetin territorial të Bosnjës,tha se detyra e tij ishte të dëgjonte vëllezërit e tij serbë dhe t’i ndihmonte ata në çfarëdo mënyre që të mundte.
“Dejtoni është një letër e shenjtë për ne. Ne jemi garantues i zbatimit të marrëveshjes së paqes së Dejtonit,” tha Vuçiç, i cili është nën presionin ndërkombëtar për të normalizuar lidhjet me Kosovën ndërsa përballet me protesta kundër qeverisë së tij në vend.
Ai premtoi 100 milion euro për të ndihmuar Republikën Serbe të ndërtojë një pjesë të rrugës që lidh qytetin lindor të Bijeljinas me kufirin Serb, dhe shtoi se Serbia ka menduar të ndërtojë një aeroport në qytetin juglindor të Bosnjës, Trebinje.
VERITAS.COM.AL/