Përgjatë kësaj të marte në disa segmente rrugore të Vlorës bashkë me reshjet e shiut ka pasur edhe mjegull, raporton A2 CNN.

Akset në të cilat ka pasur mjegull janë ato të cilat janë në lartësi të konsiderueshme mbi nivelin e detit si rruga e Kaninës, By-Passi i Vlorës apo edhe në Llogora.

Mjegull e cila ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë duke bërë që drejtuesit e automjeteve të qarkullojnë me shpejtësi ndjeshëm të reduktuar.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *