TërmetI i fuqishëm 6.3 ballë ka goditur vendin, ndërsa zyrtarisht 9 persona kanë humbur jetën, ndërkohë burime nga terreni flasin për 10 të vdekur.

Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin bregdetar.