Serbia i ka dhënë Shqipërisë 2 milion euro grant për procesin e rindërtimit. Ishte kryeministrja serbe Ana Brnabiç e cila tha se në shenjë të miqësisë së mirë mes dy vendeve do i lutej Shqipërisë të pranonte këtë grant.

”Dërguam së paku të paktën 13 ekspertë të ekipeve tona. Ofruam gjithashtu barna, ilaçe dhe material ndërtimi.

Qeveria serbe jep 2 milion euro grant për Shqipërinë dhe do të vijojmë që të mbështesim në procesin e rindërtimit. Ju lutem pranojeni këtë grant tonë në shenjë të miqësisë sonë të përbashkët.”- tha Brnabic.

Kurse Maqedonia e Veriut e cila ishte një nga vendet e para që kontribuoi me ekipe kërkim- shpëtimi dhe mjete në Shqipëri për tërmetin e 26 nëntorit u mjaftua me 6 milion denarë ose 97 mijë euro.

”Solidariteti në Europë është modeli i bashkëpunimit dhe ka qenë edhe për ne ylli polar. Maqedonia dërgoi 42 pjesëtarë të ekipeve të kërkim- shpëtimit. Përveç këtij ekipi ne çuam dhe pajisje të tjera si ambulancë, pajisje mjekësore apo të tjera për të ndihmuar të mbijetuarit. Qeveria maqedonase fillimisht miratoi 6 milion denarë si ndihmë fillestare për Shqipërinë.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë pjesë e BE por metodologjia e re është inkurajuese dhe e pranueshme për ne.”- tha kryeministri i qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski.

Veritas.com.al/