BUDAPEST, 23 Prill (Reuters) – Serbia dhe Hungaria kanë rënë dakord të rihapin tre pika kontrolli në kufirin e tyre nga mëngjesi i së enjtes për të lejuar hyrjen për punëtorët banorë të zonave kufitare, tha Ministri i Jashtëm Hungarez Peter Szijjarto.

Szijjarto njoftoi marrëveshjen në një postim në faqen e tij në Facebook pas bisedimeve me Ministrin e Brendshëm serb Nebojsa Stefanoviç dhe Ministren e Integrimit Evropian Jadranka Joksimovic.

Serbia mbylli kufijtë e saj në mars për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ashtu si edhe vendet e tjera të rajonit.

Szijjarto tha se masa do t’i lejojë Hungarezët etnikë që jetojnë në veri të Serbisë që të marrin punë në Hungari pas një mbyllje të imponuar nga Serbia, duke ndaluar trafikun e pasagjerëve,duke krijuar telashe të mëdha për kompanitë Hungareze në rajon.

Punëtorët e bujqësisë nga të dy vendet u lejuan të kalojnë kufirin në tre pika kontrolli që nga 04.00 GMT të enjten, tha Szijjarto.

Pakti i rihapjes pason një marrëveshje të ngjashme dypalëshe me Austrinë, e cila u ka mundësuar banorëve në kufi Hungarezë të kalojnë kufirin në një pikë kontrolli të rihapur për të shkurtuar kohën e pritjes në vendkalimet më të ngarkuara kufitare.

VERITAS.COM.AL/