Nga: Isuf Çelaj, deputet i Kuvendit të Shqipërisë/
“Mjerimi dhe varfëria e krijuar nga kjo qeveri me taksat e larta për karburante, rrugë, banesa, biznesin e vogël dhe çdo gjë, kanë bërë që këtyre banorëve dhe gjithë shqiptarëve t’u shkojë thika në palcë duke klithur me gjithë forcë SOS.
Një qeverisje që vetëm do të marrë nga populli pa i dhënë asgjë, një qeverisje që fyen dhe përçmon popullin edhe në ndërgjegjen e shejtë qytetare nuk mundet kurrsesi të ndalë shqiptarët e stërlodhur nga varfëria rilindase për të kërkuar të drejtat e tyre!
Havzi Nela u var në mes të Kukësit se donte lirinë, por shpresa e këtyre banorëve dhe gjithë shqiptarëve nuk mund të vritet as varet sepse në tokën shqiptare edhe varret kanë forcë dhe flasin”, vijon reagimi i deputetit demokrat, pas protestës së sotme, ku qytetarë të shumtë protestuan kundër taksës në “Rrugën e Kombit”.
Veritas.com.al/