http://www.lapsi.al/sites/default/files/7e43e408-6f85-45ba-976d-34fe4af756b7%20(1)_1.jpg

“Jam Ardian Gjoklaj!…”. Ky zë i  rrëqethi të gjithë ata që kishin ardhur në një protestë homazh para Bashkisë së Tiranës.

Ardian Gjoklaj është djaloshi 17 vejçar që u vra në landfillin e Tiranës si pasojë e thirrjes shtetërore për të marrë në punë fëmijë e adoleshentë, pa asnjë siguri në punë. Në protestën kanë ardhur dhjetëra njerëz, protestë kundër sjelljes shtetërore kriminale ndaj jetës së njeriut.

-Arditi është i vdekur!- u dëgjua dikush.

Por ishte vëllai i Arditit, një adoleshent edhe ky, që tha “Jam Ardian Gjoklaj”.

Dua drejtësinë e vëllait- tha më poshtë vëllai i Arditit. Kam punuar edhe unë dy muaj në Sharrë. Puna ishte pa figuracion, pa veshje të posaçme, pa maska, pa asnjë lloj mjeti mbrojtës. Vëllanë tim e kanë masakru dhe i kanë fshehur trupin. Unë dua drejtësi”, tha i vëllai duke u përlotur.

Ka folur edhe xhaxhai i Arditit, Fran Gjoklaj. Ai ka sfiduar zyrtarët e shtetit, ka sfiduar kryetarin e Bashkisë dhe mafien. Ka sfiduar në emër të kualiteteve njerëzore që mbart kodi shqiptar.

Na vranë pesëfish- tha Frani,- sepse na vranë dhe na fshehën kufomën e djalit. Bëj thirrje të zbardhet çështja e të mos mbulohet si trupi i Arditit në Sharrë. I bëj thirrje Erjon Velisë 9kryetar bashkie) të më vijë për ngushëllim, si 2 mijë qytetarë të Tiranës. I bëj thirrje edhe fadomistit që vrau nipin të më vijë për ngushëllim… Duam drejtësi, jo me mbulue krimin”, kështu apeloi dhe sfidoi njëkohësisht xhaxhai i Arditit.

Dhjetëra njerëz u mblodhën për të protestuar para Bashkisë së Tiranës kundër shfrytëzimit të fëmijëve në landfillin e Sharrës, ku gjeti vdekjen 17 –vjeçari Ardit Gjoklaj. Protestës iu bashkuan edhe përfaqësues të Partisë Demokratike, të cilët thanë se milionat që fitoheshin në landfill nga shfrytëzimi çnjerëzor i fëmijëve shkonin në xhepat e Veliajt dhe Ramës, nëpërmjet kryetarit të PS –së së Peqinit, Edurim Teqja, administrator i kompanisë së diferencimit të mbetjeve.