Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar komplete të tjera testimi në Institutin e Shëndetit Publik. Kjo e çon në 32 160 numrin e testeve të dhuruara.
Vetë ambasadorja Yuri Kim në një postim në Twitter, thotë se përveç kutisë së testeve, është dhuruar edhe një pajisje për të mundësuar teste më të shpejta.
“SHBA dorëzoi më shumë kuti ptestesh COVID19 në Institutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin Nënë Tereza këtë javë, për gjithsej 32.160 teste të dhuruara deri më tani + makinë e automatizuar për të mundësuar më shumë teste më shpejt. Aleatët gjithmonë ndihmojnë njëri-tjetrin në raste nevoje”, shkruan Kim.
VERITAS.COM.AL/