Bashkimi Evropian dhe SHBA-të, qëndrimin mbi Shqipërinë e kanë shumë të qartë: Negociatat duhet të hapen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pas takimit midis Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe përfaqësuesit të lartë për Punët e Jashtme në BE, Josep Borrell, dy entitetet kanë dalë me një deklaratë të përbashkët mbi diskutimet.

“Nuk duhet të ketë vonesa për hapjen e negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksohet në deklaratë. “I gjithë rajoni, përket në Bashkimin Evropian”.

Sipas të dy përfaqësuesve të lartë, integrimi në Union duhet të jetë një çështje parësore e evropianëve. Për këtë pjesë, SHBA-të janë mbështetëse kryesore të procesit.

Me anë deklaratës, thuhet qartësisht edhe se kjo lëvizje, do të sjellë vetëm prosperitet për rajonin dhe për njerëzit që jetojnë në të.

Nëpërmjet integrimit, po sipas deklaratës, do të mundësohet edhe avancimi në çështjet e mbizotërimit të ligjit.

Deklaratën e përbashkët e ka përshëndetur edhe Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ajo ka shpërndarë deklaratën e përbashkët.

“Aderimi në BE është një prioritet për gjithë Ballkanin Perëndimor. Ndihmon konsolidimin e institucioneve demokratike dhe mbron të drejtat thelbësore dhe avancimin e shtetit ligjor”.

Vetë Borrel nga ana tjetër, në një postim në Twitter, ka ravijëzuar rëndësinë e procesit të integrimit për Ballkanin Perëndimor.