Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Bashkimin Europian janë shprehur qartë dhe në një linjë se do njohin 30 qershorin, si datë zgjedhjesh në Shqipëri.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara, ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe ambasada e Italisë, së bashku me OSBE-në, i janë drejtuar me shkresë zyrtare Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për akreditimin e vëzhguesve të tyre në zgjedhje.
Kjo dëshmohet edhe nga faksimilet që këto institucione i kanë përcjellë në adresën e KQZ-së.
Nga ana tjetër, Presidenti i Republikës, Ilir Meta po bën presion që të anulohen zgjedhjet, duke paraqitur si pretekst ‘dekretin’ e tij për çdekretim. Ai ka ftuar partitë në tryezë, ndërsa kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje mohuese thirrjes së Metës.
Veritas.com.al/