(FOTO: HR McMaster thotë se nuk ka mbetur shumë kohë deri në zgjidhjen e problemit)/
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë, HR McMaster thotë se Shtetet e Bashkuara është ‘në vrapim’ për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga Koreja e Veriut.
Potencialet për luftë po rriten çdo ditë, por konflikti i armatosur nuk është e vetmja zgjidhje- tha në një forum për mbrojtjen.
Komentet e tij erdhën tre ditë pasi Koreja e Veriut lëshoi raketën e parë balistike pas dy muajsh, duke shkelur rezolutat e Kombeve të Bashkuara.
Raketa më e fundit fluturoi më lart se asnjë raketë tjetër e e testuar së fundmi, para se të binte në ujërat e detit të Japonisë.
Tensionet janë rritur gjatë këtyre muajve mbi zhvillimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut, pavarësisht nga dënimi global dhe sanksionet ndërkombëtare.
Veritas.com.al/