Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka sqaruar vendimin për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ajo tha se vendimi është bazuar në fakte. Në intervistë ajo ia bëri të qartë drejtësisë se tani duhet të veprojë për Berishën, pasi vendimi i DASH mjafton për indicie.

“Nëse abuzon me korrupsion, tani është koha për të ndaluar. Ka të bëjë me korrupsionin. Procesi merr vite dhe nuk bëhet brenda ditës, nuk bëhet me teori konspirative. Ideja se kjo është hakmarrje politike, apo se nuk na pëlqen pozicioni i dikujt mbi Kosovën, është se kjo është fantazi. Ja faktet. Mbi 200 persona akuzohen për korrupsion domethënës, në këtë proces ka qindra njerëz dhe ekzaminojnë çdo provë. Kur arrijnë në tryezën e sekretarit të shtetit, sekretari ka sigurinë se fakti. E dini sa emra janë që kur i pa publiku tha “ua sa surprizë”, 0! E dini sa ia kanë dalë që të kthejnë pas vendimin? 0! Nuk jeni përjashtim rregulli. Provat i keni para syve. I ikën ndjekjes penale sepse dolën mbi ligjin. Askush nuk është mbi ligjin”, tha Yuri Kim./Sot/