Drejtori i CIA, Mike Pompeo ka udhëtuar për në Phenian për një takim sekret me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, raporton media në Shtetet e Bashkuara.
Takimi kishte objektiv parapërgatitjet për bisedimet direkt të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump me zotin Kim. Takimi është zhvilluar rreth datës 1 prill, thonë zyrtarë anonimë.
Zoti Trump më parë kishte aluduar për takime direkte të nivelit të lartë.
Megjithatë, ky takim i papritur dhe i fshehtë mund të shënojë kontaktet në nivelin më të lartë mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut që në vitin 2000.
“Ne kemi pasur bisedime direkte… në nnjë nivel shumë të lartë”, tha zoti Trump nga Florida, kur po shtronte mikpritjen për kryeministrin japonez, Shinzo Abe.
Presidenti shtoi se i kishte dhënë “bekimin” bisedimeve mes Jugut dhe Veriut të Koresë për të diskutuar traktatin e paqes që formalisht ka përfunduar në Luftën e Koreve në vitet 1950-1953.
Veritas.com.al/