(FOTO: Donald Trump dhe Steve Bannon)/

Shefi për negocimin e Brexit në Parlamentin Europian, Guy Verhofstadt,ka listuar Presidentin Donald Trump dhe shefin e tij të Strategjive, Steve Bannon si “një nga tre kërcënimet ekzistencialiste  me të cilët përballet Bashkimi Europian.” Verhofstadt e shikon Trumpin dhe këshilltarin e tij të politikës populiste si kërcënimin më të madh ndaj BE dhe Brexit.

Peter Foster raporton për “The Telegraph”:

Duke numëruar tre kërcënimet kryesore të krizës ekzistencialiste ndaj Europës, zoti Verhofstad listoi terrorin islamik, revanshin  presidentit Putin dhe partitë e krahut të djathtë që po destabilizojnë Europën dhe Donald Trumpo- presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara.

“Ne kemi frontin tretë që po na minon Bashkimin Europian, dhe ky është Donald Trump i cili i është bashkuar partive të ekstremit të djathtë për rreth Atlantikut. Ai ka ka folur hapur dhe qartë në favor të vendeve që duan të ndahen nga Bashkimi Europian; dhe kështu që ai shpreson në desintegrimin e Bashkimit Europian”.

Zoti Verhofstadt shënoi këtu edhe “influencën e jashtëzakonshme” të Steve Bannon, themelues i Breitbart News që tani është shefi i Strategjive i zotit Trump.

/Veritas.com.al/