Drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR, Adrew Glover, ka shkuar mesditën e kësaj të marte në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një takim me Lulzim Bashën.

Ajo është pritur jashtë selisë blu nga ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi dhe mediat nuk janë lejuar që të jenë të pranishme në këtë takim. Glover i shkon Bashës në zyrë një ditë pas protestës së opozitës, ku kjo e fundit kërkoi largimin e Edi Ramës, duke ngulmuar se opozita nuk bën asnjë hap pas.

Deri këtu nuk ka lajm, përderisa asnjëra nga palët nuk është shprehur publikisht.

Ka dhe mund të ketë vetëm hamendje: Hamendja se zonja Glover ka trokitur në derën e kryetarit të PD që ta përgëzojë pse nuk kishte dhunë në protestë- kjo nuk ka sens. Nuk ka sens as që të jetë biseduar mbi fuqinë e PD- LSI për t’i nxitur ose për t’i mbajtur njerëzit e dhunës në protesta, as kjo nuk ka lidhje me postin e zonjës Glover.

Mund të jetë biseduar mbi disa saktësime rreth zgjedhjeve të datës 30 qershor, që në fakt po keqpërdoren si propagandë nga PD, si psh., përqindja e pjesëmarrësve, krahasimi i tyre me popullsinë e aftë për votime, normalitetin ligjor të zgjedhjeve, dorëzimin e zyrave nga kryetarët e bashkive të humbura?!…

Ose mund të jetë thjesht një protokoll para largimit.

Sidoqoftë, akoma nuk ka një lajm.

VERITAS.COM.AL/