
Vlora Hyseni, drejtoresha e shërbimit informativ të shtetit, është pritur nga John Ratcliffe, drejtori i CIA-s, në Uashigton, gjatë vizitës së saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë takimit u diskutuan një sërë çështjesh të bashkëpunimit dypalësh, me fokus identifikimin dhe parandalimin e kërcënimeve të përbashkëta. Po ashtu, Hyseni dhe Drejtori i CIA-s u ndalën edhe në situatën e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.
Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shefja e inteligjencës shqiptare u takua edhe me Tulsi Gabbard, drejtoreshën e inteligjencës kombëtare të SHBA, e cila e konsideron Shqipërinë si partner të besueshëm dhe faktor stabiliteti në rajon.
Kjo vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas SHISH dëshmon përkushtimin e agjencive respective për të mbështetur me inteligjencë cilësore dhe paralajmëruese autoritetet e vendimmarrjes strategjike të dy vendeve, për të garantuar sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.
Komente