Një e moshuar raportohet se ka humbur jetën nga shembja e tre pallateve në Thumanë, si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit të regjistruara në orën 03:55.
Një skenë sa tragjike aq dhe rrëqethëse kjo e regjistruar në Thumanë pasi gjyshja e pajetë ka mbuluar me trupin e saj nipin e mitur për t’i shpëtuar jetën nga shembja e pallatit. Sakaq, forcat zjarrfikëse të ndihmuara dhe nga banorët kanë arritur të nxjerrin të gjallë vogëlushin.
Në Thumanë raportohet se janë shembur tre pallate nga tërmeti, ndërkohë që dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë për mediat se ka më shumë se 10 persona nën rrënoja.
Kujtojmë se, tërmeti i orës 03:55 e ka pasur epiqendrën 10 kilometra nga Shijaku, 9km në veri të Durrësit dhe 33km në perëndim të Tiranës, me magnitudë 6.4 ballë.
Autoritet bëjnë thirrje që të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë apo janë lënduar nga tërmeti të kërkojnë ndihmë në nurmin 112.