(FOTO: Sean Spicer, shefi i shtypit për Shtëpinë e Bardhë)/
Nga Ken Shepherd/
-Sipas sekretarit për shtypin i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer-
Shfaqja që dha një spektakël televiziv- komedi i orëve të vona të natës në lidhje me shefin e tij, ishte paksa e ulët,- tha sekretari i Shtëpisë së Bardhë për shtypin, Sean Spicer, për një faqe interneti me profil të orientuar rreth lajmeve dhe argëtimit ditën e diel.
“Alec [Baldwin] është kthyer nga shakator në një person të lig, dhe kjo është për të ardhur keq,” ka thënë zoti Spicer, raporton ExtraTV.com. “[“Saturday Night Live”] dikur të bënte vërtet për të qeshur. Tani e kanë kaluar vërtet kufirin dhe e kanë kthyer emisionin në diçka pa takt.”
Ndërkohë që Presidenti Trump shpesh ka përdorur rrjetin social Twitter për t’u tallur me “Saturday Night Live”, këtë herë ai nuk ka bërë zë për pjesën e transmetuar të spektaklit në datë 5 Shkurt, pjesë kjo që përfshinte disa batuta rreth presidentit dhe administratës së tij.
Në hyrjen e programit, këshilltari i Trump, Stephen Bannon është imituar nga një aktor me një kostum të frikshëm që simbolizon ‘vdekjen’ duke nxitur Zotin Trump (Baldwin) të përfshihet në biseda telefonike me liderët më të fuqishëm të botës.
Monologu hyrës i Kristen Stewart u fokusua më së shumti në statuset e Zotit Trump në Twitter në të shkuarën, të cilat i drejtoheshin marrëdhënies së aktores në fjalë me aktorin tjetër kryesor të “Twilight”, Robert Pattinson.
Një segment pasues i regjistruar e trajtoi kufizimin e emigrimit të propozuar nga Zoti Trump si të parëndësishëm dhe Zoti Spicer vetë u kthye në një objektiv të komedisë fizike, gati maniake, të komedianes Melissa McCarthy.
Veritas.com.al/