Nga Bob Unruh/

Ngrohja Globale është bërë një industri gjigande këto kohë. Interpretët e ndryshimit të klimës si psh., ish- zëvendës presidenti amerikan Al Gore i fuqishëm në cash, si Bloomberg që vlerësohet për një fitim prej 200 milionë plus, deri në 1.7 miliardë dollarë kur po mendonte të garonte si President i Shteteve të Bashkuara, etj.

Qeveritë po shpenzojnë shuma të mëdha që do të duhet që qytetarët e  botës të reduktojnë shpenzimet për t’i kaluar në favor të ndryshimeve klimaterike. Dhe askush nuk ndjen se po i rrit shpenzimet për energji dhe produkte.

Por një vlerësim i ri se sa do të kushtojë reduktimi i temperaturës në botë në fund të këtij shekulli me “një mesatare tre të dhjetat e një grade” është  një gjë fantastike: 100 trilion dollarë.

Kjo është pra shifra 100,000,000,000,000.00.

Kjo shumë mjafton për të bërë miliarderë 100 milionë njerëz.

Kalkulimet vijnë nga staticieni danez Bjorn Lomborg, president i Qendrës Konsensuale në Kopenhagen- sipas raportimeve të “Climate Depot”.

Lomborg thotë: “Ne do të shpenzojmë të paktën një qind trilion dollarë me qëllim që të reduktojmë temperaturat në një shekull- me tre të dhjetat e një grade- që është ekuivalente me shtyrjen e ngrohjes me më pak se katër vjet”.

Ai shpjegon se kalkulimi është i bazuar në modelet e rekomanduara nga Kombet e Bashkuara.

Totali është më i madh se prodhimi i brendshëm botëror.

Ai thotë se “në qoftë se Shtetet e Bashkuara “shpërndajnë kështu për gjatë shekullit… sipas retorikës së Obamës, do ta shtyjnë ngrohjen globale rreth tetë muaj në fund të shekullit”.

“Por këtu kemi edhe problemin më të madh: Këto përfitime (me germa të vogla), nuk vijnë falas- përkundrazi”- tha Lomborg. “Kosto e Kombeve të Bashkuara për Marrëveshjen e Klimës në Paris është diku 1 deri 2 trilion dollarë për çdo vit”.

Kjo krahasohet me buxhetin vjetor të Shteteve të Bashkuara në më pak se 4 trilion”.

Botuesi i “Climate Change”, Marc Morano raportonte se evoluimi ishte siguruar si pjesë e  kritikave të Lomborg mbi Marrëveshjen mbi Klimën në Paris, e cila ishte fryrë si tullumbace nga administrata e Obamës  që e cilëson si një “hap i madh përpara”.

Lomborg  prodhoi një video ku thotë se “Marrëveshja mbi Klimën në Paris nuk do ta ndryshojë Klimën”, për “talk-radio” të Dennis Prager.

“Duke përdorur të njëjtin sugjerim që vetë Kombet e Bashkuara përdor, zbulova se planet për energji të Obamës do të arrijnë thuajse asgjë. Madje edhe sikur të eliminojë dyoksidin e karbonit- jo vetëm për 14 vjet që përcaktoi Parisi si afat, por as për pjesën tjetër të shekullit”, shpjegoi Lomborg.

/Veritas.com.al/

Polar bear climate change global warming

Drought climate change global warming