(Foto: Kryeministri japonez Shinzo Abe në National Memorial Cemetery of the Pacific më 26 dhjetor 2016 në Honolulu)./
Kryeministri japonez Shinzo Abe shon sot, e martë 27 dhjetor në Pearl Harbor, në arqipelagun e Hawaïit, teatër 75 vjet më parë i sulmit që tronditi Amerikën, për të dëshmuar “forcën e pamatë të pajtimit”.
Në momentin kur Donald Trump, që do të mbërijë në Shtëpinë e Bardhë në 20 janar, i ka shumëfishuar deklaratat e paparashikuara dhe kontradiktore për orientimet e tij të ardhshme diplomatike, Shinzo Abe dhe Barack Obama duan të nxjerrin në pah veçantinë e aleancës Uashington-Tokio.
I përgatitur prej muajsh e në fshehtësinë më të madhe, sulmi rrufe i Pearl Harborit – që zgjati vetëm dy orë – shkaktoi mbi 2.400 të vdekur dhe e përshpejtoi futjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e dytë botërore.
Është hera e parë që një kryeministër japonez shkon në memorialin USS Arizona, i ndërtuar në fillim të viteve 60 në nderim të 1.177 amerikanëve që u mbytën në anijet e shkatërruara nga aviacioni japonez.
Abe et Obama do të shkojnë në mesditë, me anije, në këtë vend përkujtimor me linja të spastruara, në det e qiell të hapur, që është ndërtuar tamam mbi vendin ku ndodhen hekurishtet e ndryshkura të anijes.
Duke u takuar në Pearl Harbor, nè mes të Paqësorit, shtatë muaj pas Hiroshimës – dy ngjarje që shënjuan fillimin dhe përfundimin e përpalljes midis Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë perandorake -, dy udhëheqësit duan t’u bëjnë homazh viktimave dhe të afishojnë unitet pikëpamjesh.
Në Honolulu, që tani është në kulm të sezonit turistik, vendet përkujtimore janë të shumta por “dita e turpit” siç e quajti Franklin D. Roosevelt i përket tashmë librave të historisë.
“Hawaï ka një popullsi multietnike me një shumicë të qenësishme japoneze”, thekson Stanley Chang, 34 vjeç, që sapo ka hyrë në senatin e shtetit të Hawaït.
“Nuk mendoj se ekziston këtu qoftë edhe më e vogla ndjenjë antipatie ndaj japonezëve, 75 vjet pas sulmit”, shpjegon ai për AFP, duke nënvizuar gjithaq se banorët e arqipelagut janë tepër të ndjeshëm ndaj “gjestit” të kryeministrit Abe.
Barack Obama, që do ta lërë pushtetin në më pak se një muaj pas dy mandatesh nga katër vjet, është aktualisht me pushime me familjen jo larg Honolulusë ku ai ka lindur dhe ka kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij.
/Veritas.com.al/