Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga nata e mbrëmshme e 12 gushtit, e cila njihet si nata e Shën Lorencit, ose nata kur bien yjet nga qielli.

“Mbrëmë në një nga ngjarjet astronomike më të pritshme të vitit, shiu vjetor i meteorëve Perseid shndriti qiellin në të gjithë botën me meteorë që goditën atmosferën e Tokës në shpejtësi prej 134,000 milje në orë (215,000 km/h)”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Rama ndau foton e mediave prestigjioze si BBC dhe Reuters, në të cilat shihet edhe rënia e yjeve në Parkun kombëtar të Shebenikut.

Një herë e një kohë mendohej se yjet në rënie ishin lotët e Shën Lorencit, i martirizuar në vuajtje. Në të vërtetë, nuk bëhet fjalë për yje të vërteta, por për mbetjet e perseidi, që e kanë origjinën nga kometa suift-tuttle, e zbuluar në 1862 nga astronomi italian Giovani Vrginio Schiaparelli.

10 gushti është dita e përcaktuar në kalendarin fetar, por sidoqoftë, për të parë më mirë shiun e meteorëve, duhet pritur 12 gushti, kur perseidet janë më të dukshme në qiell.

Kulmi shënohet natën mes 12 dhe 13 gushtit, rreth orës 22 të mbrëmjes, aq sa mund të shihen deri në 50 meteorë në orë. Por duhet patur kujdes nga ndotja nga ndriçimi; për të admiruar yjet që bien më mirë, duhet zgjedhur një vend i errët, larg nga qytetet, e nëse është e mundur në lartësi.

Astronomët sugjerojnë se duhet parë në drejtimin veri lindje, në natë të plotë, kur hëna ka perënduar.