Komisioni Parlamentar për hetimin e Presidentit Meta vendosi si pikë të parë të planit të punës, thirrjen e presidentit për të dëshmuar.
Vendimi është marrë në komisionin hetimor të posaçëm dhe siç raportohet, dita e paraqitjes së presidentit do jetë në Shtator.
Mbetet për të parë se cila do të jetë përgjigjja e Metës për paraqitjen në komisionin hetimor
Plani i hetimit u miratua në komision me bilancin e votave 7 me 1.
Veritas.com.al/