Presidenti amerikan Trump zbuloi se ai kishte udhëzuar shkarkimin e “të gjithë prokurorëve të mbetur” që ishin emëruar nën ish-presidentin Biden.

“Gjatë katër viteve të fundit, Departamenti i Drejtësisë është politizuar si kurrë më parë”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

“Prandaj, kam udhëzuar shkarkimin e të gjithë prokurorëve të mbetur të “Epokës Biden” në SHBA. Ne duhet të “pastrojmë shtëpinë” MENJËHERË dhe të rivendosim besimin. Epoka e Artë e Amerikës duhet të ketë një sistem drejtësie të drejtë – QË FILLON SOT!”

Fjalët e shefit të Shtëpisë së Bardhë vijnë pasi administrata Trump u raportua kohët e fundit se kishte “shkarkuar më shumë se 20 prpkurorë të emigracionit nga Departamenti i Drejtësisë”, të cilët ishin “punësuar së fundmi” për të shërbyer si “gjyqtarë pro emigracionit në gjykatat e emigracionit të vendit”.

Administrata Trump është raportuar gjithashtu të ketë pushuar mbi një duzinë prokurorësh që kishin punuar më parë në rastet e prokurorit special Jack Smith kundër Trump, me një zyrtar të Departamentit të Drejtësisë që përmend mungesën e besimit se “këtyre zyrtarëve mund t’u besohet zbatimi besnik i agjendës së Trumpit”.

“Wall Street Journal, duke cituar një zyrtar të Departamentit të Drejtësisë, tha se prokurori i Përgjithshëm në detyrë James McHenry ndërmori veprimin drastik sepse “ai nuk besonte se këtyre zyrtarëve mund t’u besohej zbatimi besnik i agjendës së presidentit për shkak të rolit të tyre të rëndësishëm në ndjekjen penale të presidentit.”

Wendell Husebo i “Breitbart News“ raportoi më parë se Trump u kishte thënë gazetarëve në Zyrën Ovale se përdorimi i tij nga Departameti i Drejtësisë dhe Byroja Federale e Hetimit (FBI) nën administratën Biden kishte qenë një faktor në rizgjedhjen e tij dhe “ndoshta” e bëri atë të zgjidhej.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *