Miku i shqiptarëve në ShBA, kongresmeni Eliot Engel, është përfshirë në një tjetër skandal gjatë ditës së djeshme kur u dëgjua derisa fliste me mikorofonin që e kishte harruar të ndezur e duke thënë gjëra që do t’ia rrënojnë pashmangshëm popullaritetin.
“Nëse nuk do të ishin zgjedhjet preliminare, s’do të më bëhej vonë,” i tha demokrati nga New Yorku, Ruben Diaz Jr, pasi po i kërkonte kohë që të fliste në një konferencë mbi vandalizmin lokal, shkruan Politico.
Këto komente – për të cilat Engel nuk e dinte se po regjistroheshin në stacionin televiziv lokal – shpejt u bënë virale. Klipi 12 sekondësh ishte parë më shumë se 700 mijë herë deri në natën e mbrëmshme.
Në një deklaratë të lëshuar më vonë, Engel tha se donte të fliste pasi “i bënte shumë për atë që po ndodhte në vend.”
“Në kontekstin e garimit për rizgjedhje, mendova se ishte e rëndësishme për njerëzit që ta dinin se ku po qëndroja, ja pse iu kërkova që të flisja,” tha Engel.
Por këto komente nuk pritet që të qetësojnë pakënaqësitë e mëdha për deklaratat e Engelit, që natyrshëm mund t’ia rrënojnë shpejt karrierën politike.
Kongresmeni i afërt me shqiptarët ka qenë nën kritika të mëdha edhe javët e kaluara pasi një raport kishte zbuluar se ai nuk kishte qenë fare në distriktin e tij të New Yorkut që nga fundi i muajit mars – pavarësisht se ky vend po shkatërrohej nga koronavirusi.
VERITAS.COM.AL