Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar lidhur me deklaratat e sotme të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili paralajmëroi Shehun dhe ish-ministrin Ylli Manjani që të bëjnë kujdes me qëndrimet e tyre publike ndaj komunitetit LGBT.

Komenti i Tritan Shehut:

“Deklarate jo e përshtatshme e Ambasadorit Lu, ndaj bindjeve te mija personale për homoseksualizmin, ne një konference te “pilotuar”:

Unë si deputet i Kuvendit, si përfaqësues i Qendrës se Djathte dhe i elektoratit te Qarkut te Gjirokastrës kam te drejtën time te shpreh edhe bindjet e principet e mia personale për te tilla çështje, kuptohet brenda ligjeve te vendit tim.

Siç unë i respektoj bindjet e te tjerëve, kerkoj nga kushdo te respektoje edhe te mijat, kjo është demokracia; sot jam shokuar!

Është vetëm elektorati im, ai qe mund te me gjykoje per ato.

Prandaj duke marre shkas nga prononcimi Juaj Z. Ambasador, i emrit tim, referimi qe i bëtë elektoratit te Qarkut te Gjirokastrës per çeshtje thejsht bindjesh, dua ta risqaroj ate popullesi fisnike se unë jam kundër çdo forme diskriminimi si mjek, si Profesor, si deputet e ne radhe te pare si Njeri, gjë qe me ka shtyre te jem edhe një nga promotoret e Ligjit Kunder Diskriminimit.

Po kështu për mua ka ca principe te Shenjta, një nga keto është mbrojtja e familjes e përberë nga burri, gruaja e me shprese me tej fëmijët, si themel i ekzistencës njerëzore  e vlerave me sublime te shoqërisë.

Nga ana tjetër gjykoj se rritja e një fëmijë te adoptuar nuk mund t’i besohet çifteve gay.

Këto janë parimet qe unë kam mbrojtur pa diskriminuar kerkend, qe jane te sanksionuara ne legjislacionin shqiptar dhe qe mbizoterojne ne elektoratin tim.

Në qoftë se dikush dyshon per këtë, mund ta testoje atë ne çdo rast; jam gati ta ndihmoj.

Nga sa di une edhe ne shumicën dermuese te ShBA-se dominojne te tilla principe e ligje.

Ndërsa ne lidhje me gjuhen e rende te perdorur ndaj kolegeve deputete nga deputetja Hysi, si dhe per devijimin e asaj konference prej çështjeve te diskriminimit, tek propaganda per martesat gay, do te diskutoj ne Kuvend.

Isha i detyruar te beje kete skjarim, megjithese tashme Shqiperia ka ceshtje shume me te rendesishme per te zgjidhur se keto”.

Veritas.com.al/