Janë shoqëruar sot në komisariat ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, si dhe kryetarja e forumit rinor të PD-së Mat.

Pak momente pas protestës së opozitës për lirimin e ambienteve të KZAZ-së  në Burrel, ku pati edhe të plagosur, u bë edhe shoqërimi në komisariat i ish-deputetes së Partisë Demokratike.

Raportohet se është shoqëruar edhe kryetarja e FRPD-së së Matit, Denisa Vata.

Zonja Çupi konfirmoi se ndodhet në komisariatin e Matit, e shoqëruar nga policia, por u shpreh se ende nuk ka i është komunikuar asnjë arsye për shoqërimin e saj.

Pas protestave gjatë paradites në Burrel, disa protestues dhe efektivë të policisë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjeve të dhunshme.

Ndërkohë që më herët gjatë protestës është shoqëruar edhe kreu i PD-së së Burrelit. Partia Demokratike bëri të ditur se i vëllai i tij  u plagos nga Forcat Speciale.

Gjatë ditës së djeshme ish-deputeti tjetër i PD-së, Bardh Spahia, pas trazirave në Shkodër, është shpallur në kërkim nga policia.

Veritas.com.al/