
Në konferencën e përbashkët pasi Shqipëria hapi, negociatat me BE për ‘Agjendën e Gjelbër’, komisionerja për zgjerimin Marta Kos, vlerësoi si mbresëlënese ecurinë e Shqipërisë me reformat drejt BE-së.
“Shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse, është hera e katërt që celim negociata edhe pse s’kam bërë ende një vit në detyrë. Kjo na con ne pesë grupkapituj të hapur dhe 28 kapituj të të celur. Ka mbetur edhe një dhe nuk kam dyshim se do e bëjmë së shpejti. E di që Presidenca daneze dhe të gjitha shtetet anëtare, janë plotësisht të përkushtuara që të shënojmë progres në momentin që mbushen të gjitha kritetere.
Po të përdorja termin olimpik do ishte: Më shpejt, më lart, më fort, një punë në ekip! Dhe sic e shihni ka një trekëndësh të fortë që e mbështet procesin e zgjerimit në tërësi, duke qenë një nevojë gjeostrategjike.
Ky rezultat është rjedhojë e punës së madhe të autoriteteve shqiptare që kanë cuar përpara reformat, pvarësisht zgjedhjeve që janë zhvilluar. E dimë që reformat që ju kërkojmë kandidatëve tan, ndonjëherë nuk janë të lehta. Kërkojnë ndryshime themelore. Por vendi juaj I dashur kryeministër po tregon që mund të bëhet. Shqipëria po tregon se ndryshimi pozitiv është i mundur. BE e shpërblen këtë zhvillim pozitiv. Vijoni kështu me këtë ritëm duke u siguruar të përfshini edhe parlamentin, shoqërinë civile, dhe sektorin privat.
Do nisim të mbyllim kapitujt sa më shpejt të jetë e mundur, për ti përmbushur të gjithë brenda 2027.
Ka mes tyre në vendet kandidate që mbështesim më shumë anëtarësimin, 91 % e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin, 92 % I besojnë BE-së. E ardhmja e Shqipërisë është në BE nuk ka dyshim, dhe sot jemi një hap më pranë për të arritur këtë objektiv- u shpreh Kos.