Shpenzimet për martesa në vendin tonë janë shumë të larta; aq më shumë në raport me fitimet në çdo familje. Sa herë është konstatuar kjo në bisedat e ditës; por atni e vërteta vjen edhe përmes një studimi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Departamenti për Popullsinë i Kombeve të Bashkuara, listohen shtetet e botës në bazë të sasisë së shpenzimeve që bëjnë për ceremoninë e dasmës.
Popullariteti i martesave dallon shumë nëpër botë. Sipas hartës shpenzimet më të larta për dasma bëhen në vendet e Lindjes së Mesme si dhe në shtetet post-komuniste. Për sa i përket Evropës, Shqipëria renditet e katërta me koeficient 8.9 pikë nga 10 që është maksimumi, duke lënë pas edhe Turqinë që e ka koeficientin 8.
Shtetet që harxhojnë më tepër në kontinentin tonë janë Azerbajxhani dhe Bjellorusia. Kjo renditje tregon padyshim edhe rritjen e numrit të kompanive që merren me organizimin e dasmave në vendin tonë.
/Veritas.com.al/
Shikoni grafikët nga Kombet e Bashkuara: