(FOTO: Jean- Claude Junker)/

Presidenti i BE, Jean-Claude Junker, tha se Britania do të trajtohet si “vend i tretë”  Brexit dhe se divorci do të jetë aq i keq për Mbretërinë e Bashkuar saqë do të frenojë të gjitha vendet e tjerë që të lënë bllokun.

Në një intervistë të gjatë dhe luftarake, Jean-Claude Juncker gjithashtu tha se Marine Le Pen nuk do të bëhet presidente e Francës. Ai tha se marrëdhëniet e BE me Presidentin Donald J. Trump  është “dika si hallvë e ftohtë”.

“Ata (27 vendet anëtare të BE) do të shikojnë te Britania ‘një shembull që do tu tregojë se duke lënë BE-në është një ide e keqe”, tha ai për gazetën Bild am Sonntag.

Kur u pyet rreth negociatave të Brexit, zoti Junker pohoi se Komisioni Europian ka “përgatitur do gjë, deri edhe në detajet e fundit. Ai njëkohësisht paralajmëroi se “Mbretëria e Bashkuar do të ketë nevojë që të trajtojë vetveten dhe të përgatitet si vend i botës së tretë”.

Me një egërsi dhe cinizëm të paparë deri më sot te një lider evropian, Junker tha se “nuk mund të ketë gjysmë anëtarësimi ”; duke shtuar se “zgjedhja është të hashë atë farë është në tavolinë, ose mos u ul në tavolinë fare”.

Duke folur mbi festimet e javës që vjen për shënimin e 60 vjetorit të BE, zoti Junker gjithashtu tha: Bashkimi Europian do të mbijetojë pas Marine Le Pen, sepse ajo nuk do të bëhet presidente e Francës”.

“Madje edhe sikur ajo të bëhet, kjo nuk do të jetë fundi i projektit të BE. Por sigurisht që do të jetë goditje e madhe, si shkëmbi ku përplaset anija. Por ne besojmë se forcat pro- BE do të fitojnë në Francë”- tha Junker, sa cinik, aq edhe në panik.

Ai i përshkroi raportet me administratën e SHBA si “hallvë e ftohtë”, duke cituar kurajën e SHBA ndaj vendeve të BE për largimin nga blloku.

“Fakti që presidenti  Amerikan mirëpret vendimin e UK për daljen nga BE dhe inkurajimin e vendeve të BE që të ndjekin fenomenin e pa precedent. Ne kemi nevojë të angazhohemi në një dialog intensiv”’ th ai.

Duke folur mbi zgjedhjet në Holandë , ai iu bëri thirrje europianëve që të rezistojnë përballë rritjes së populizmit në gjithë kontinentin. “Në qoftë se europianër qëndrojnë në kolltuk në kohën kur populistët marshojnë, më vonë do të jenë gjithnjë një hap përpara”, tha Junker.

/Veritas.com.al/