Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e 31 Dhjetorit në Lushnje, rreth orës 09.00. Kryetarit të Bashkisë, Fatos Tushe, mbeti i plagosur si pasojë i shpërthimit të një granate që u hodh në zyrën e tij. E plagosur mbeti edhe sekretarja e kryetarit, Erisa Qalliu.
Kryebashkiaku dhe sekretarja janë transportuar me urgjencë në spital, mjekët thonë se ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po heton për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit.
Si ndodhi ngjarja?
Pak kohë pasi kryetari i Bashkisë kishte mbërritur në zyrë, aty ka hyrë dhe ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi i cili ka hedhur mjetin shpërthyes.
Mësohet se ish-shoferi e ka pritur Kryetarin e Bashkisë, Fatos Tusha në shkallët selisë së bashkisë, ndërsa në zyrë kanë debatuar ashpër me njëri-tjetri.
Burime policore thanë se Saraçi është shpallur në kërkim. Policia ka ngritur postblloqe në të gjithë hyrjet dhe daljet e qytetit.
Gëzim Saraçi, nga Karbunara, ka qenë shofer i Tushës por që është pushuar nga puna në gjysmën e mandatit të tij të dytë. Kjo besohet se ka qenë edhe arsyeja e aktit të sotëm.
Për në Lushnjë janë nisur drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj.
Veritas.com.al/