(FOTO: Bomba e dyshuar u dogj brenda vagonit të trenit pas shpërthimit)/
Një “pajisje eksplozivi e improvizuar’ ka shpërthyer në vagonin e hekurudhës në jug- perëndim të Londrës në orët e para të të premtes- sipas Scotland Yard.
Asistent Komisioneri Mark Rowley tha se qindra detektivë, që punojnë me MI5, po hetojnë shpërthimin e orës 08:20 në stacionin e Parsons Green të Londrës.
Njëzetedy persona, mes të cilëve një djalë shkolle, po trajtohen në spital, shumica për plagë djegieje.
Shpërthimi që ndodhi në lnjën e trenit për në District Line nga Wimbledon, po trajtohet si terrorizëm, thotë policia.
Policia Metropolitane tha se është akoma herët për të konfirmuar shkakun e shpërthimit në stacion, i cili është mbi tokë. Stacioni është i rrethuar nga kordonë të policisë.
Kryeministre Theresa May ka postuar në Tweeter: “Mendimet e mija janë te njerëzit e plagosur në Parsons Green dhe shërbimi i emergjencës, të cilët u përgjigjën me trimëri këtij akti terrorist”.
Komiteti qeveritar i Emergjencave, Cobra, do të mblidhet në 13:00 BS
Veritas.com.al
(Sherbimi i Emergjences shpejton per ne vendin e ngjarjes)
https://youtu.be/In8qsr3BnAw