Mbrëmë natën, në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Ballsh, ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm. Ngjarja ndodhi në repartin nr. 3 të seksionit 92. Në momentin e ndërrimit të turneve të natës ka shpërthyer bombola e hidrogjenit. Një nga zjarrfikësit që iu shkoi në ndihmë 6 punonjësve që ndodheshin prezent, ka mbetur i plagosur, por tregon për ngjarjen. (Në videon e mëposhtme).

Nga spitali i Fierit ku u dërguan me urgjencë të dëmtuarit nga shpërthimi, mësohet se një nga punonjësit ka ndërruar jetë; pesë të tjerët janë plagosur rëndë. Katër prej të plagosurve janë dërguar në Repartin e djegieve në Tiranë- tha për median drejtore e Spitalit të Fierit, Brunilda Çami.

Ngjarja e rëndë e Ballshit ka shkaktuar reagime politike në Tiranë. Kryetari i PD, Basha ka deklaruar se “do ta zbardhim çështjen shpejt”.

Uzina e Naftës në Ballsh është vënë në qendër të polemikave edhe në Kuvend, ku qeveria është akuzuar për afera korruptive me klientët e saj.

/Veritas.com.al/